LajmeMaqedoniTopLajm

Lëvizja Besa godet nga Bogovina, e nisin nga Piroku

Lëvizja Besa ka vazhduar me hovin e saj të riorganizimit masiv të strukturave të saj. Gjithnjë e më shumë vërhet dëshira për tu reshtuar pas Lëvizjes Besa. Në vazhdën e shumë riorganizimeve Lëvizja Besa këtë herë ka goditur nga komuna e Bogovinës komunë të vcilën Aleanca për Shqiptarët e fitoi me ndihmën e Lëvizjes Besa në zgjedhjet e kaluara lokale përballë kandidatit të BDI-së, Berzah Bejrullahu- Xaki.

“Sonte filluam me riorganizimin edhe në degën e Bogovinës, me ç’rast u mbajt kuvendi themelues i nëndegës së Lëvizjes BESA në fshatin Pirok.

Në prani të sekretarit organizativ Adnan Azizi dhe nënkryetarit të Lëvizjes BESA Abdush Demiri, kuvendi zgjodhi Visar Halitin për kryetar të nëndegës.

Me konsolidimin e strukturave, BESA është gjithandej dhe çdo ditë e më shumë po bëhet më e fortë!” thonë nga kjo parti.

Related Articles

Back to top button
Close
Close