BotaTopLajm

Ndërron jetë palestinezi 16 vjeçar i cili u qëllua nga ushtria izraelite

Palestinezi 16 vjeçar me emrin Ahmed ka ndërruar sot jetë, një ditë pasi në Nablus të Bregu Perëndimor nën okupim, u plagos rëndë nga ushtarët izraelitë, transmeton Anadolu Agency (AA).

Informacioni për vdekjen u konfirmua nga spitali Rafidiyy në Nablus ku djaloshi palestinez kurohej pasi të mërkurën ndaj tij hapën zjarr ushtarët izraelitë në Beyta, në jug të Nablusit.

Theksohet se bëhet fjalë për djaloshin Ahmed Beni Shemse, i cili kishte 16 vjeç, ndërsa të cilin ushtria izraelite e qëlloi në kokë.

Kolonët hebrenj po ndërtojnë ndërtesa të paligjshme në Kodrën Subeyh, në Beyta. Palestinezët e kundërshtojnë këtë përmes demonstratave gjatë të cilave ushtria izraelite ndërhyn duke përdorur municione të gjalla.​​​​​​​

Related Articles

Back to top button
Close
Close