
Ministri i Punëve të Jashtme Bujar Osmani sot i ka komentuar protestat e opozitës, për të cilat ai thotë se organizohen pa arsye. Osmani thotë se është i gatshëm të flasë me secilin për të gjetur një zgjidhje të përbashkët
“Protesta organizohen kur mbyllen të gjitha derët, ndërsa në MPJ derët janë të hapura. Unë jam i gatshëm dhe këtë e them, të flasim pasi githmonë jam transparent. Me të vërtetë nuk i kuptoj këto protesta. Të paktën votuesit nuk kanë qëllime të ndryshme. Edhe votuesit tanë edhe votuesit e tyre kanë të njejtin qëllim – anëtarësimin në BE dhe kjo është diçka e cila duhet të na bashkojë dhe ta punojmë bashkë që të gjejmë zgjidhje”, deklaroi Osmani. /SHENJA/



