
Në prezencën e kryetarit të Lëvizjes BESA, Bilall Kasami dhe nënkryetarit, Abdush Demiri sonte në Neproshten u mbajt kuvendi themelues i nëndegës së këtij fshati, ku për kryetar u zgjodh Drilon Alimi, i diplomuar në Shkencat Politike.
Riorganizimin e strukturave, dega e Lëvizjes BESA në Tearcë e filloi nga Neproshteni dhe do të vazhdojë në të gjitha vendbanimet tjera thuhet nga Lëvizja Besa.






