MaqedoniTopLajm

Osmani: Dëbimi i diplomatit do të ketë ndikim negativ në marrëdhëniet mes dy vendeve

Pas vendimit të Rusisë për të dëbuar një diplomat të Maqedonisë së Veriut, ka reaguar ministri i Punëve të Jashtme, Bujar Osmani.
Ai në rrjetin social ka thënë se bëhet fjalë për një veprim të pajustifikueshëm dhe hakmarrës, i cili do të ndikojë në marrëdhëniet mes dy vendeve.
“Keqardhje për vendimin e pajustifikuar të MPJ të Rusisë, thjesht një vendim politik hakmarrës, kjo padyshim që do të ketë ndikim negativ në marrëdhëniet dypalëshe mes Republikës së Maqedonisë së Veriut dhe Federatës Ruse”, ka shkruar Osmani.

Related Articles

Back to top button
Close
Close