RajonTopLajm

Kosovë, kryeministri Albin Kurti priti në takim myftiun Naim Tërnava

Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, ka pritur në takim kryetarin e Bashkësisë Islame të Kosovës (BIK), myftiun Naim Tërnava, transmeton Anadolu Agrncy (AA).

Siç njofton Zyra e Kryeministrit të Kosovës, myftiu Tërnava e uroi kryeministrin Kurti për detyrën dhe shprehu bindjen se qeveria e re do të punojë për ndryshimet e nevojshme që presin qytetarët nga Qeveria Kurti.

Kryeministri Kurti e falënderoi myftiun Tërnava për bashkëpunimin dhe kontributin që ai dhe BIK-u kanë dhënë për respektimin e rregullave dhe masave mbrojtëse për parandalimin e përhapjes së COVID-19.

Sipas ZKM-së, në takim u bisedua për sfidat në ballafaqimin me pandeminë dhe veprimet për tejkalimin e vështirësive, si dhe domosdoshmërinë për kujdes e vëmendje të shtuar në ruajtjen e shëndetit publik

Related Articles

Back to top button
Close
Close