
Zgjatet afati për regjistrimin e familjeve të bletëve !
Të nderuar bletarë,
Agjencia për Ushqim dhe Veterinari iu përgjigj kërkesës së bletarëve për zgjatjen e afatit për regjistrimin e familjeve të bletëve të dimëruara deri më 15 qershor.
Me miratimin e Rregullores për ndryshimin e Rregullores për mënyrën dhe procedurën e identifikimit dhe regjistrimit të bletëve, bletarët të cilët ende nuk e kanë kryer këtë aktivitet, do të jenë në gjendje ta bëjnë këtë deri në mes të muajit dhe të raportojnë numrin tek shoqëritë veterinare me të cilët kanë të lidhur marrëveshje.
Regjistrimi i numrit të familjeve të bletëve të dimëruara në Sistemin e Informacionit Veterinar të Agjencisë për Ushqim dhe Veterinari (SIV), është kusht për bletarët që të fitojnë subvencione bujqësore.
Shkroi ne statusin e tij në fb Arjanit Hoxha.



