LajmeMaqedoniTopLajm

Nga dita e nesërme mund të aplikoni për vauçer 12,000 denarë

Qe nesër qytetarët do të mund të aplikojnë për voucherët për turizem . Për këtë informoi ministri i Ekonomisë Kreshnik Bekteshi . Ndërkaq , të drejtë për të aplikuar kanë të gjithë qytetarët me të ardhura të ulëta.

Kreshnik Bekteshi , ministër i Ekonomisë: ” Sot gjatë ditës do të shpallet thirrja publike dhe nga dita e nesërme të gjithë qytetarët , të cilët janë në katëgorinë e qytetarëve të cilët i plotësojnë kushtet , do të kenë mundësi që të aplikojnë dhe përfitojne vaucher – a për turizëm në Republikën e Maqedonisë së Veriut ” , Qëllimi themelor i kësaj mase sipas Ministrisë është që t’u mundësoje personave me të ardhura të ulëta të shfrytëzojnë pushimin vjetor në qendrat turistike në Republikën e Maqedonisë së Veriut , e njëherësh t’u ndihmohet edhe qendrave turistike në rritjen e vëllimit të punës . Ministria e Ekonomisë paraprakisht kishte shpallur thirrje publike për regjistrimin e hoteleve të interesuara për të pritur turistë me kupona. Pas paraqitjes së objekteve gastronomike dhe agjencive turistike , Ministria e Ekonomisë shpalli edhe thirrje publike për të gjithë personat që duan të marrin vauçer për turizem ne vlere prej 12.000 denareve . Vauçer per shfrytëzimin e pushimit do të marrin të gjithë personat me të ardhura të ulta të cilët do të aplikojnë në thirrjen publike , të ardhurat mujore e te cileve në familjen nuk e tejkalojnë vlerën neto prej 30.000 denarëve . Buxheti i përgjithshëm për realizimin e projektit është 15.000.000 denarë . Vitin e kaluar u shfrytëzuan 65 000 vaucherë . Por , një pjesë e tyre mbeten të pa shfrytëzuara nga qytetaret.

Related Articles

Back to top button
Close
Close