MaqedoniTopLajm

FRASH: Erën e keqe dhe mbeturinat qytetarët i shohin dhe i ndjejnë për çdo ditë

Sot në Ditën Ndërkombëtare të Ambientit të rinjtë e Aleancës për Shqiptarët në shenjë proteste kanë hedhura mbeturira para Ministria së Ekologjisë, të cilat më pas u pastruar nga vetë aktivistët.

“Thuajse në çdo komunë, veçanërisht atje ku jetojnë kryesisht shqiptarë janë formuar deponi ilegale. Shpesh herë këto deponi ndodhen në afërsi të lagjeve të banuara, të rrugëve me te frekuentuara, por edhe afër shkollave dhe çerdheve. Erën e keqe e këtë pamje qytetarët i shohin dhe ndjejnë për çdo ditë Qytetarët dhe veçanërisht fëmijët, për çdo ditë ballafaqohen jo vetëm me erën e keqe, por edhe me rrezikun nga sëmundjet ngjitëse dhe kafshët endacak që grumbullohen rreth deponive. Shpresojmë që zotërinjtë e pushtetit ta durojnë të paktën një ditë dhe kjo aromë e kjo pamje t’i kthjellë dhe të reflektojnë urgjentisht.”, tha mes tjerash Omer Ajdini nga FRASH.

Related Articles

Back to top button
Close
Close