
Ish-sekretari i Qeverisë së Maqedonisë së Veriut, Dragi Rashkovski, nga burgu i Shutkës do të vazhdon në shtëpinë e tij masën e paraburgimit, pasi Prokuroria e Lartë e Shkupit është pajtuar që ai të dalë nga paraburgimi me garanci.
Ky qëndrim i instancës së shkallës së dytë të Prokurorisë vjen pas ankesës së Rashkovskit për vazhdimin e masës së paraburgimit kundër tij në gjysmën e dytë të majit nga ana e Gjykatës Penale.
Prokuroria ka sqaruar se garancia e ofruar nga Rashkovski është rreth 500.000 euro.
“Ju informojmë se Prokuroria e Lartë e Shkupit, pas lëndës të formuar pas dorëzimit të Ankesës nga i akuzuari D.R. me garanci të ofruar, deri te Gjykata e Apelit Shkupit, në pajtueshmëri me kompetencat ligjore ka dorëzuar propozim me të cilin i propozohet Gjykatës që ta pranojë ankesën e akuzuarit dhe ta pranojë garancinë e ofruar në lartësi prej 30.686.215 denarë dhe ta zëvendësojë masën e paraburgimit me garancinë e ofruar”, deklarojnë nga Prokuroria.



