
Ministria për Punë të Brendshme informon qytetarët se për shkak të përditësimit (update) të sistemit për dokumente personale, prej 11 qershor (e premte – nga ora 16:00), deri 15 qershor (e martë – deri ora 20:00) nuk do të jetë në funksion sistemi për pranim dhe lëshim të dokumenteve personale (letërnjoftime, pasaporta dhe leje të vozitjeve), në Shkup.
Nga MPB i ftojnë qytetarët që kanë caktuar termine për aplikime për dokumente personale në këtë periudhë, të paraqiten më deri më 11.06.2021 deri në ora 16:00



