
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti tha se takimi në Bruksel me presidentin serb, Aleksandar Vuçiq, nuk do të jetë takim i vazhdimit të dialogut. Deklarata e Kurtit vjen pasi më herët presidenti serb, Aleksandër Vuçiq, ka thënë se nëse ‘Kurti shkon në Bruksel për të diskutuar njohjen e Kosovës, më mirë mos të shkojë”. Ai ka thënë se në Bruksel do të ‘duhej të diskutohej për Zajdenicën’. Ndërkohë Kurti ka thënë se në takimin e pritur me presidentin serb do të mësohet se çfarë do të jetë kapitulli i dialogut të ardhshëm.
“Në takimin që do vazhdohet në Bruksel nuk është takim i vazhdimit të dialogut është takim i parë me të cilën për herë të parë ta kem përballë presidentin e Serbisë me të cilin nuk jam takuar asnjëherë në jetë për veç në drekën zyrtare. Ky është takim i parë dhe aty mund të shohim se cili mund të jetë kapitulli i ardhshëm”, deklaroi Kurti. /SHENJA/



