MaqedoniTopLajm

“Takimet humanitare”, shpresë për relaksimin e raporteve ndërmjet Sofjes dhe Shkupit

Tensionet politike ndërmjet Maqedonisë së Veriut dhe të Bullgarisë po relaksohen me disa veprime humane. Pas presidentit Stevo Pendarovski dhe Rumen Radev, të cilët e shfrytëzuan një vizitë në Vatikan për të biseduar, edhe kryeministri Zoran Zaev ka deklaruar se do të bëjnë një hap miqësor duke mbajtur një takim me homologun e tij bullgar në pikën kufitare, ku do të pranohet donacioni i premtuar prej 50 mijë vaksinave kundër Kovid 19 të dhuruara nga Bullgaria.

Zaev e konsideron këtë dhurim si një gjest të mirë që do të mundësojë vazhdimin e bisedimeve dhe ngjall shpresën për tejkalimin e pengesave që po bën Bullgaria për nisjen e negociatave të Maqedonisë së Veriut për anëtarësimin në Bashkimin Evropian. “Kam biseduar me kryeministrin e Bullgarisë dhe u dakorduam për komunikime tjera këto ditë”, deklaroi Zaev. /SHENJA/

Previous PostTë Martën Do Të Dihet Se Si Do Të Zhvillohen Dasmat

 

Related Articles

Back to top button
Close
Close