MaqedoniTopLajm

Maqedonia e Veriut promovon fanellat për në EURO 2020

Federata e Futbollit të Maqedonisë së Veriut ka promovuar fanellat e reja që përfaqësuesja A do të luajë në Kampionatin Europian 2020. Fanella e re e Maqedonisë është dizajnuar ne ngjyra tjera për dallim nga ato në të kaluarën. Fanella e parë është me ngjyrë vishnje, e dyta e bardhë e përzier me të verdhë, ndërsa e treta është e zezë me ngjyrë portokalle. Nga FFM kanë realizuar edhe një video, duke e prezentuar fanellën e re para futbollistëve në hotelin ku qëndrojnë në Shkup, në të cilën shihet edhe reagimi i vet reprezentuesve për fanellën e re kur e shohin për herë të parë. Përfaqësuesja e vendit me 8 qershor niset drejt Bukureshtit të Rumanisë, aty ku do ti luajë dy ndeshjet e para në Kampionatin Europian, ndërsa takimin e tretë në fazën e grupeve e luan me Holandën në Amsterdam.

Related Articles

Back to top button
Close
Close