LajmeRajon

“Remi” tha se e kishte pasur bashkëluftëtar, Kurti gjatë luftës: Nuk do kapja kurrë armë në dorë

Ish-komandanti i Zonës Operative të Llapit, Rrustem Mustafa, i njohur si Remi, ka thënë se Albin Kurtin e ka pasur bashkëluftëtar në Ushtrinë Çlirimtare të Kosovës.

Këtë gjë Remi e ka thënë kur është pyetur për deklaratën e Albin Kurtit të bërë pas darkës me Josep Borellin në Bruksel “për eleminimin e kriminelëve të luftës nga skena politike”.

Megjithatë vetë Kurti kishte thënë se nuk do ta kapte kurrë armën në dorë.

Këtë deklaratë ai e ka dhënë në një dokumentar të realizuar gjatë kohës së luftës në Kosovë, ku artistë e aktivistë të ndryshëm në Prishtinë flasin për luftën dhe paqen.

“Nuk mund të kesh një luftë klasike dhe frontale, në mes të dy ushtrive. Nuk ka kësi lloj lufte. E keni parë Bosnjën, dhe e keni parë se është një nga luftërat më të tmerrshme. Shumë njerëz të pafajshëm duke vdekur. Nuk do ta kapja kurrë një armë në dorë. E kam thënë se mes luftës dhe dorëzimit preferoj zgjidhjen pa dhunë”, thotë Kurti në dokumentar.

Ai thotë se beson në këtë filozofi të jo dhunës.

Related Articles

Back to top button
Close
Close