MaqedoniTopLajm

Osmani: Në Ministri, nuk kam gjetur asnjë strategji diplomatike

Sot është inauguruar Këshilli strategjik për politikë të jashtme.

Për këtë çështje dhe të tjera, aktuale për diplomacinë e Maqedonisë së Veriut, para mediave është paraqitur ministri i Punëve të Jashtme, Bujar Osmani.

Ka sqaruar, se anëtarët e Këshillit janë ekspertë të fushës, të cilët angazhimin e tyre do ta kenë në formë vullnetare. Kjo nënkupton se nuk do të ketë shpenzime në buxhet për formimin e këtij Këshilli.

Ka sqaruar, se ky Këshill do të ndihmojë në përpilimin e një strategjie afatgjate, pasi siç thotë, ai në Ministri të Punëve të Jashtme nuk ka gjetur asnjë dokument dhe strategji.

“Unë nuk kam gjetur në Ministrinë e Punëve të Jashtme, dokument, strategji, qoftë për një periudhë 3-vjeçare, 5-vjeçare, apo 10-vjeçare, dhe mendoj se ky është një hendikep në krijim e një parashikueshmërie e cila nuk do të varet nga vullneti i një ministri, i nqeverisë apo i një konsulacioni politik. Mendoj, se për një shtet është shumë i rëndësishëm, aq më tepër kur kemi as paparashikueshmëri në politikën ndërkombëtare, qoftë në rajon, qoftë në botë, ju mos të keni një dokument i cili parasheh, është një udhërrëfyqes për veprimin tuaj gjatë një periudhe konkrete. Unë theksova, ne nuk bëjmë rishqyrtimin e qëllimeve strategjike, për shkak se ato janë të përcaktuara dhe nuk ka dyshim për ta”, tha Osmani, transmeton TV21.

Sqaron se ky këshill do të jetë një udhërryfyes dhe tregues i rolit të vendit, në një pozitë tjetër, si anëtare e NATO-s dhe pretenduese për nisjen e negociatave me BE-në.

Themelimi i këtij Këshilli, bëhet në kuadër të “Reflektimi 2030” i cili paraqet një proces aktiv dhe të gjerë të konsultimit shoqëror të bazuar në tre shtylla themelore: krijimin e një Këshilli Strategjik të MPJ-së, mbajtjen e konferencave tematike ad hok dhe një seri panelesh me grupe interesi për ta përforcuar linkun me opinionin dhe segmentin qytetar të shoqërisë./TV21

Related Articles

Back to top button
Close
Close