BotaLajmeTopLajm

Presidenti Çek i kërkon falje Serbisë për bombardimet e NATO-s në vitin 1999

Presidenti serb Aleksandër Vuçiç deklaroi se sot presidenti i Çekisë, Millosh Zeman është ndoshta i pari por jo lideri i fudnti që do të dërgoj kërkim falje popullit serb për bombardimin e NATO-s në vitin 1999.

Duke ju përgjigjur pyetjeve të gazetarëve në Pragë, Vuçiç vlerësoi se kërkimfalja nga Zeman si president i Çekisë ka peshë të madhem sepse vjen nga një intelektual i lartë dhe ” politikan legjendar që nuk ka frigë të thotë qëndrimet e tij për dallim të mendimit publik”.

 

Ai është një njeri që dy herë me emrin e tij i fitoi zgjedhjet në Çeki, i cili gëzon një reputacion të madh në botë. Mendoj se nuk është asgjë me e rëndësishme se sa të thuhet është i pari, por jo edhe kryetari i fundit që do të dërgoj kërkimfalje dhe se ata janë pikërisht fjalët e tij. Jam i sigurt se në të ardhmen do të ketë shumë nga ata që do të guxojnë ta thuan atë që sot e tha Zeman, tha presidenti serb Vuçiç, përcjellë TOP24.

 

 

 

 Vuçipi tha se nga presindenti Çek ka marur mbështetje për vazhdimin e dialogut me Prishtinën.

E njoftova me dëshirën tonë për të aritur kompromis, por edhe se për tango duhen dy persona. Ne nuk kërkojmë të fitojmë gjithëçka por vetëm drejtësi dhe mundësi që të mos humbim gjithçka ndërsa të tjerët të fitojnë gjithçka. Mendoj se ajo është me shumë se korekte” tha Vuçiç.

Shtojmë se persona zyrtarë Çek i kanë konfirmuar se fuqishëm do ta mbështeson rrugëtimin e Serbisë drejt Europës.

Burimi:

Related Articles

Back to top button
Close
Close