LajmeMaqedoniTopLajm

Gara për Bogovinën më e fortë se ç’pritej

Partitë politike në RMV së veriut po bëjnë kalkulimet e fundit rreth emrave të kandidatëve të mundhëm për zgjedhjet lokale në Tetor. Sipas burimeve të TOP24, koalicioni ASH-AAA do të kandidojnë edhe për një mandat me kryetarin aktual të komunës së Bogovinës, Albon Xhemaili i cili kohëve të fundit ka filluar me investime intenzive në gjitha fshatrat e komunës që drejton dhe një herësh ishte protagonist i ujësjellësit të fshatit Siniçanit.  Nga ana tjetër BDI po kalkulon kandidaturën e ish kryetarit të komunës së Kamjanit dhe ish dejtorit të burgut të Tetovës, Nuriman Tefikut personalitet i njohur për rrethin gjatë menaxhimit të ish komunës së Kamjanit dhe i njejti poashtu gëzon një mbështetje në këtë komunë.

Ndryshe Lëvizja Besa më herët ka lakuar emrin e Besnik Emshiut si kandidat i mudshëm nga kjo parti, por ende zyrtarisht nuk është konfirmuar asnjë nga këta kandidatura të cilat po lakohen në opinion.

Albon Xhemaili dhe NurimanTefiku janë ish bashkëpartiak dhe vijnë nga ish strukturat e PDSH-së së Menduh Thaçit në komunën e Bogovinës, ndërsa Besnik Emshiu nga rradhët e BDI-së ka qenë kandidat për deputet të kuvendit të RMV që atë kohë nuk ariti të kaloj pragun për pak vota,TOP24.

Related Articles

Back to top button
Close
Close