
Sekretari i Përgjithshëm i KB Antonio Guterres është “tronditur” nga vuajtjet e civilëve në Gaza, tha zëdhënësi i tij.
“Sekretari i Përgjithshëm është i tmerruar nga numri në rritje i civilëve të vrarë, përfshirë vdekjet e dhjetë anëtarëve të së njëjtës familje, përfshirë fëmijët, në një sulm ajror izraelit në kampin al-Shati në Gaza,” tha zëdhënësi Stefan Dujarric.
Të paktën 148 njerëz, përfshirë 41 fëmijë, janë vrarë në Gaza që kur shpërthyen përplasjet të hënën, njoftoi Reuters.
“Sekretari i përgjithshëm është gjithashtu i shqetësuar thellë nga sulmet ajrore izraelite që shkatërruan një ndërtesë shumëkatëshe në Gaza që strehonte zyrat e disa organizatave mediatike ndërkombëtare, si dhe strehimin,” shtoi ai.
“Sekretari i Përgjithshëm kujton të gjitha palët se çdo qitje pa kriter ndaj civilëve dhe mediave shkel ligjin ndërkombëtar dhe duhet të shmanget me çdo kusht,” tha Guterres në një deklaratë.



