LajmeMaqedoniTopLajm

Zaev-Tusk: PPE mbështetë perspektivën evropiane të Maqedonisë

Kryeministri Zoran Zaev së bashku me zëvendëskryetarin e Qeverisë për Çështje Evropiane, Nikolla Dimitrov, në Athinë u takuan me Donald Tusk, kryetar i Partisë Evropiane Popullore dhe ish-kryetar i Këshillit Evropian.

Kryeministri Zaev ia shprehu falënderimin e vet Tuskut për mbështetjen të cilën ai ia ka dhënë Maqedonisë së Veriut gjatë dakordimit të Marrëveshjes së Prespës si edhe për inkurajimet të cilat i jepte për qytetarët atë periudhë, kumtoi shërbimi i qeverisë për media.

Kryeministri Zaev e njoftoi Tuskun se Qeveria në Maqedoninë e Veriut mbetet e përkushtuar fuqimisht në reformat në sferën e shtetit ligjor, luftën kundër korrupsionit dhe krimit, përballjes me pandeminë, zhvillimin e ekonomisë dhe integrimet evropiane dhe se do të vazhdojë dialogu politik me të gjithë faktorët me qëllim të sigurimit të rezultateve më të mira në këto tema.

Tusk kryeministrit Zaev edhe njëherë ia konfirmoi se ai dhe Partia Evropiane Popullore do të mbeten mik i përkushtuar dhe mbështetës i perspektivës evropiane të Maqedonisë së Veriut dhe se do të bëhen angazhime shtesë për mbështetjen e vendit me qëllim të fillimit sa më të shpejtë të mundshëm të procesit të negociatave.

Kryeministri Zaev potencoi se dialogu politik gjithmonë sjellë vendime dhe në këtë drejtim e konfirmoi se në Maqedoninë e Veriut ekzistojnë kushte dhe nevoja për zhvillimin e bashkëpunimit midis pozitës dhe opozitës, para së gjithash për arsye se qytetarët presin bashkim të partive politike kur janë në pyetje e ardhmja e vendit dhe interesi i popullit, qëndron në kumtesë.

Related Articles

Back to top button
Close
Close