
MPB përmes një demanti ka demantuar lajmet për gjaujtje në lagjen Çento të Shkupit:
Disa nga portalet sonte plasuan lajm jo të saktë se gjoja në lagjen Çento ka pasur gjuajtje me Armë dhe duke theksuar se ka edhe të vrarë. MPB apelon qytetarët të mos bien pre e këtyre lajmeve por të informohen nga mediume profesionale të cilat publikojnë lajme të verifikuara më parë.
Në Çento sonte ka pasur aksident komunikacioni e jo gjuajtje me armë ashtu siç u raportua, thuhet në reagimin e MPB-së.
Kultojmë që lajmi për gjuajtje me armë në lagjen Çento u publikua nga mediat maqedonase si Kanal5, Veçerpress, Lider, plusinfo ndërsa u përcoll në gjuhën shqipe nga TOP24.



