
Në 24 orët e fundit në Shqipëri janë regjistruar 3 të vdekur dhe 91 raste të reja me koronavirusin e ri (COVID-19), transmeton Anadolu Agency (AA).
Numri i përgjithshëm i rasteve me koronavirus në vend që nga fillimi i pandemisë është rritur në 131.510, prej të cilëve 2.406 persona kanë vdekur, ka njoftuar Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale.
Gjithashtu janë shëruar 894 qytetarë, duke e çuar numrin e të shëruarve në 114.362, dhe raste aktive aktualisht janë 14.742.
Ndërkohë, janë kryer edhe 2.818 testime të tjera, ndërsa që nga fillimi i pandemisë janë kryer gjithsej 649.632 testime për personat e dyshuar me COVID-19.
Në vend vazhdon procesi i vaksinimit dhe që nga fillimi i këtij procesi janë kryer mbi 557.762 mijë doza të vaksinës kundër COVID-19.



