MaqedoniTopLajm

JANË MBLEDHUR PARATË PËR TRAJTIMIN E 34 VJEÇARES NGA DOBËRDOLLI

 

Nga ky moment aksioni shpallet i mbyllur me sukses

Janë mbledhur paratë e nevojshme për trajtimin e 34 vjeçares nga Dobërdolli që është diagnostifikuar me kancer. Familja i falemenderon donatorët për këtë ndihmesë të madhe që ua kanë dhënë në këto ditë të vështira.
Më poshtë ua sjellim të plotë njoftimin e familjes bashkë me shumën e mjeteve të mbledhura.

“Të nderuar miq, vllezër, motra dhe ju dashamirë, kam kënaqësinë t’ju njoftoj se falë solidaritetit dhe zemërgjërësisë tuaj, me ndihmën e të madhit Zot shuma e parave u mblodh në një kohë rekorde..
Në emer të familjarëve të Nadijes dhe në emër të organizatorëve të këtij aksioni ju falenderoj përzemersisht për vullnetin tuaj dhe ndihmën aq të madhe që e bëtë që motra jonë sa më shpejtë të kthehet pranë familjes dhe 2 fëmijëve të saj të vegjel..
Po ashtu në vazhdim do të publikojmë dhe shumën e mbledhur, dhe ju njoftojmë se nesër Nadija do të niset për në Turqi me aeroplan në orën 18:00..
Nuk më mbejtet gjë tjetër veç të ju falenderoj nga zemra dhe të lusim Allahun fuqiplotë që operacioni të kalojë me sukses dhe te kthehet mirë e shendoshë..
Me Respekt, Bujo Kamberi dhe Ismail Dehari”, thuhet në njoftimin e familjes.

Related Articles

Back to top button
Close
Close