
Qeveria para pak çastesh ka miratuar propozimin e Shtabit të Krizës, në të cilin ora policore do të fillojë nga ora 23:00 dhe do të zgjasë deri në ora 05:00 të mëngjesit.
Në këtë seancë Qeveria gjithashtu mori vendim që objektet hotelierike të punojnë deri në ora 22:30 por vetëm në pjesën e jashtme dhe terraca.
Ky vendim i qeverisë do të hyjë në fuqi nga dita e mërkurë.



