
Zëvendëskryeministri i angazhuar në luftën kundër korupsionit dhe krimit, zhvillim të qëndrueshëm dhe resurse njerzore Lupço Nikollovski eka komentuar rastin e Dragi Rashkovskit dhe arestimin e tij dhe dergimin në paraburgim, shkruan TV21 përcjellë TOP24.
Nikollovski në KlikPlus në TV21 tha se rasti me Rashkovskin ëshrë dëshmi se nuk ka të paprekshëm dhe të mbrojtur.
” Cilido qoftë ai rast për të cilin flasim, e vërteton vendosshmërinë dhe se nuk ka të mbrojtur. Nuk ka të paprekshëm. Në këtë liri dhe demokraci, institucionet paqetër të veprojnë. Të kërkojnë, hulumtojnë, të ngrisin procedura dhe të kemi masa ndaj atyre që do të shihet nëse dikush do të përgjigjet. Kjo ishte diçka e paparashikueshme më herët, kur nuk kishte asnjë procedurë ndaj funksionerve të VMRO-së.
Po bëjmë gjithçka që sot një shoqëri të drejtë, të mos ketë të paprekshëm dhe çdokush të mbaj përgjegjsi për procedurat e tij dhe libreza partiake të mos jetë mbrojtje” tha Nikollovski përcjellë Top24.
Zëvendëskryeministri e përmendi edhe rastin me Sasho Mijallkovin, për të cilin tha se udhëheqësia e më parshme kishte frigë emrin tia përmendin ndërsa tani ai përgjigjet për veprat e tij, tha Nikollovski në KlickPlus, përcjellë Top24.



