
Në qeveri sapo ka përfunduar takimi mes kryeministrit Zoran Zaev dhe tre përfaqësuesve në Inspektoratin Shtetërorë të Tregut. Takimi ka zgjatur një orë ndërsa pas takimit nuk pati deklarata për mediat. Në takim u shkëmbyen qëndrimet mes palëve.
Të punësuarit në inspektoratin me të cilin udhëheq Stojko Paunovski nënshkruan peticion të cilin e dorëzuan deri tek qeveria dhe kërkuan që të mos shkarkohet drejtori i tyre. Kryeministri Zoran Zaev njoftoi shkarkimin e tij përshkak tejkalimit dhe inatit pasi Paunovski refuzoi të pranoj në inspektoratin e tregut tl 35 të punësuarve përmes marveshjes së ohrit.



