RajonTopLajm

Edi Rama takon herojtë që ndaluan makinën në Tiranë

Një ngjarje e rëndë ndodhi mesditën e kësaj diele në sheshin “Skënderbej” në Tiranë.

Një mjet tip “Citroen” me targa AA 603 VL u fut në shesh dhe tentoi të përplasë kalimtarët.

Gjithçka ndodhi në një moment kur kishte një numër të konsiderueshëm qytetarësh në shesh.Akoma nuk dihen shkaqet e kësaj ngjarjeje të rëndë, por mësohet që shoferi është neutralizuar nga policia.

I riu që neutralizoi drejtuesin e mjetit tip “Citroen” që u fut në shesh dhe tentoi të përplasë kalimtarë, e përshkroi ngjarjen si një akt terrorist.

Në një prononcim për mediat, i riu tha se ndërhyri menjëherë në mënyrë që mos të lëndoheshin njerëzit që po ecnin në shesh.

Pas ngjarjes djali së bashku me një tjetër është pritur nga kryeministri i cili ka pozuar me ta dhe foton e ka ndarë në rrjetet sociale.

 

Related Articles

Back to top button
Close
Close