LajmeMaqedoniTopLajm

Kasami bashkë me deputetin Bastri Bajrami presin në takim Këshillin Inicues të protestave nga bujqit e Hasanbegut dhe Haraçinës

Sot, së bashku me deputetin Bastri Bajrami pritëm në takim Këshillin Inicues të protestave nga bujqit e Hasanbegut dhe Haraçinës. U njoftuam për problemin me të cilin ballafaqohen dhe njëkohësisht i kemi përcjellë të gjitha informacionet që i posedojmë nga Ministria e Bujqësisë.

Sa i takon dëmeve të shkaktuara nga moti i keq në vitin 2016 i informuam bujqit se të njejtat janë paguar përveç lëndëve kontestuese ku në elaborate është evidentuar problem me evidentimin e tokës shtetërore.

Sa i takon dëmeve të vitit 2018 përcollëm informatat që kemi nga Qeveria se nuk ka bazë ligjore me çka do t’i mundësohej Ministrisë së Bujqësisë të bëjë dëmshpërblimin pasi që dëmet e njëjta i rregullon ligji për menaxhim me kriza dhe pa ndryshimin e të njëjtit nuk ka mundësi që të procesohen proçesverbalet e dëmeve të shkaktuara.

Këshillit inicues i garantuam se do ta kenë mbështetjen tonë të plotë në kuadër të zgjidhjeve ligjore dhe apeluam që problemi i tyre të mos keqpërdoret për përfitime politike dhe për të keqinformuar opinionin publik.

U shpreh Bilall Kasami në facebook.

Related Articles

Back to top button
Close
Close