
Florentino Perez: “Futbolli po kalon një situatë shumë të vështirë dhe Super League do të shpëtojë klubet financiarisht.”
“Ne arritëm në përfundimin se duke pasur Superligë në vend të Champions League, ne mund të ndihmonim në lehtësimin e të ardhurave të humbura.”
“Kur nuk keni të ardhura të tjera përveç të drejtave të transmetimit, ju thoni se zgjidhja është të ofroni ndeshje më tërheqëse që lejojnë tifozë nga e gjithë bota të shikojnë skuadrat e mëdha duke luajtur kundër njëri-tjetrit.”TOP24
“Këtu në Real Madrid, kemi humbur shumë para dhe jemi në një situatë shumë të keqe”.
“Klubet më të mira në Spanjë dhe Angli po vijnë në përfundime në lidhje me rregullimin e futbollit. Vetëm Madridi humbi 400 milion € këtë sezon, asgjë nuk po bëhej për këtë.”
“Sa më shumë lojëra konkurruese, aq më shumë klubet të ardhurav do të gjenerojnë dhe kështu do t’i mbijetojnë kësaj situate. Super League është zgjidhja.”TOP24
“Futbolli DUHET të evoluojë.”
“40% e të rinjve nuk janë të interesuar në futboll, sepse ka shumë lojëra me cilësi të ulët. Dhe na u desh të adaptoheshim.”
“Tifozët 16-24 vjeç nuk janë të interesuar në futboll.”
“Ne duhet të ndryshojmë diçka për ta bërë këtë sport më tërheqës në një nivel global. Kjo është ajo që kemi bërë me Bernabeu.”
“Nëse kemi më shumë para, do të jetë më mirë për të gjithë, sepse do të jemi në gjendje të nënshkruajmë lojtarë nga klube më të vogla për shumë para dhe t’i ndihmojmë edhe ata.”
“Gjithçka që bëj është për të mirën e futbollit.”
“Kjo do të jetë më mirë për TE GJITHA klubet, jo vetëm për elitën.”
“Super League është si Champions League”.
“Super League nuk është një ligë e mbyllur. Kjo është plotësisht e gabuar. Është një kampionat i hapur që çdo ekip i mirë mund të arrijë, pavarësisht nga emri.”
“Ne kemi pesëmbëdhjetë ekipe dhe një tjetër pesë ekipe. NUK do të jetë një ligë e mbyllur. Të pesë ekipet do të fitojn vendin e tyre çdo sezon.”
“Ky format i ri Champions League nuk do të shpëtojë futbollin. Unë nuk e kuptojë atë, nuk do të ndihmojë asgjë.”
“Nëse fitoni, ju merrni 120 deri 130 milion € nga UEFA por me Super League ne do të fitojmë shumë ME SHUM.”
“Ne duam ta ruajmë futbollin për 20 vitet e ardhshme. Super League do ta bëjë këtë.”
“UEFA është një monopol, ata duhej të thoshin atë që thanë sot.”



