LajmeMaqedoniTopLajm

Misnitri Arjanit Hoxha njofton se edhe këtë vit do të ketë mbrojtje nga breshëri

Me mbjellje ajrore me jod argjendi këtë vit do të mbrohen kulturat bujqësore nga breshëri. Mbjellja ajrore do të bëhet me tre aeroplanë nga aeroklubi “Skopje”, oferta e të cilit është zgjedhur për më e volitshme në tenderin që e shpalli Ministria e Bujqësisë, Pylltarisë dhe Ekonomisë së Ujërave (MBPEU).

Mjetet në vlerë prej 60 milionë dollarë janë siguruar përmes Programit për zhvillim rural të MBPEU-së.

“Risi është se në vend të dy, në disponim do të jenë tre fluturake me çka pritet të arrihet mbulim më i mirë i tërë territorit dhe do të rritet mundësia për veprim në disa rajone, të cilat në të njëjtën kohë do të përfshihen nga shfaqja e breshërit”, deklaroi sot ministri i Bujqësisë, Pylltarisë dhe Ekonomisë së Ujërave, Arjanit Hoxha.

Kjo metodë e mbrojtjes është prezantuar për herë të parë vitin e kaluar dhe sipas analizës së bërë nga Drejtoria për punë hidrometeorologjike, ka rezultuar e sukseshme dhe ka justifikuar pritjet. Nga analiza mund të shihet se vitin e kaluar kishte një numër të madh ditësh që ishin mbi mesataren me re të paqëndrueshme, për shkak të së cilës u shkrepën gjithsej 1083 shkopinj, pra 433 kilogramë reaktiv jod argjendi, me një total prej gjithsej 180 orë fluturimi.

“Nuk mund ta injorojmë faktin se klima po ndryshohet në tërë rruzullin tokësor. Ky është proces i cili zgjat dhe i cili do të vazhdojë në të ardhmen në pajtim me hulumtimet shkencore. Pikërisht për këtë shkak, si Ministri ndërmarrim hapa për mbrojtjen e kulturave bujqësore. Mbjellja ajrore është vetëm një hap nga strategjia”, tha Hoxha.
Kjo mënyrë e mbrojtjes është një nga më të përsosurat dhe konsiderohet si metodi më i sigurtë që e shfrytëzojnë shumë shtete tjera.

“Reagensi që shfrytëzohet është i njëjtë që shumë vite shfrytëzohej në sistemin e mbrojtjes nga breshëri. Sipas hulumtimeve në terren, sistemi për mbrojtje nga breshëri është më pak efikas pasi reagensi jo çdoherë hyn në masë jostabile të ajrit, ndërsa me mbjellje të reve të ajrit, aeroplani vjen në afërsi të reve të tilla dhe vetë rrymat e reve e tërheqin reagensin në re”, sqaroi drejtori i Drejtorisë pr punë hidrometeorologjike, Kostadin Acevski.

Mesatarisht në vend paguhen nga 3,5 milionë euro në vit për dëmet e ndodhura nga fatkeqësitë e motit.

https://fb.watch/4TXKCB7T7g/

 

Related Articles

Back to top button
Close
Close