
Aktivist të PSD’së, parti kjo që udhëhiqet nga Dardan Molliqaj ka zhvilluar sot një aksion në oborr të presidencës duke i vendosur flamurin e UÇK’së, shkruan Gazeta Metro.
Ditëve të fundit është bërë temë diskutimi fjalimi i presidentes së Kosovës që kishte të bënte me Betejën e Koshares, ku nuk përmendej askund Ushtria Çlirimtare e Kosovës.
E ndaj kësaj deklarate kishte reagime të shumta, ku pretendohej se qëllimisht po injorohet UÇK’ja.
Sot anëtar të PSD’së, kanë ndërmarr një veprim të cilët në mënyre protestuese kanë vendosur flamurin me llogon e UÇK-së ë oborrin e Presidencës./gazetametro.net




