Seanca për votimin e ligjit për shtyerjen e regjistrimit për në shtator nuk do të mbahet sonte. Ky është vendimi i fundit nga kordinimi i kryeparlamentarit Talat Xhaferi me koordinatorët e grupeve parlamentare që ka përfunduar para pak çastesh në Kuvend. Nuk jepen detaje për shkaqet konkrete, por koordinatori i VMRO-DPMNE-së vetëm ka njoftuar se nuk ka kushte për mbajtjen e seancës sonte. Seanca pritet të thirret për nesër, por edhe kjo nuk është e sigurt dhe e konfirmuar të paktën zyrtarisht në kalendarin e Kuvendit ose nga kabineti i Xhaferit. Ky I fundit sot tha se ligjin e ka kthyer në Qeveri për të korrigjuar disa lëshime procedurale dhe se mund ta vendos në rend dite nëse arrin në kohë.
Related Articles
Siljanovska si Tito Petkovski, dëshiron të bëhet presidente pa votat e shqiptarëve, a do ta merr përgjigjen që kërkon?
1 Maj, 2024
Menduh Thaçi: 30 vite në politikë dhe s’ jam lodhur, Maqedonia e Shqipëria nuk ndahen, nëse ngec njëra e tjetra bën hapa mbrapa
1 Maj, 2024