Kandidatja për presidente të Kosovës dhe njëherësh ushtruese e detyrës presidnente, Vjosa Osmani ka pritur në takim kryetarin e Lidhjes Demokratike të Kosovës(LDK), Lumir Abdixhiku. Ky është takimi i parë ndërmjet tyre, pa praninë e liderit të Lëvizjes Vetëvendosje, njëherësh kryeministrit Albin Kurti. Osmani pritet t’ia sqarojë Abdixhikut pozicionin e saj rreth kandidaturës së presidente, në mënyrë që të sigurojë votat e nevojshme për t’u zgjedhur presidente. Abdixhiku në këtë takim është shoqëruar nga nënkryetari i LDK-së, Lutfi Haziri. Ndërsa, Osmani nga këshilltarja e saj, Learta Hollaj.
Related Articles
Check Also
Close