
Dy incidente me armë kanë krijuar panik në kufirin greko-turk, në Evros.
Incidenti është raportuar nga rojet kufitare greke. Të shënat kanë ardhur në momentin kur policët grekë kanë qenë duke patrulluar në zonën e mbrojtur nga FRONTEX, së bashku me policë gjermanë.
Kreu i FRONTEX, Fabrice Letzeri, ka informuar Komisionin, përmes një letre, për ngjarjet e fundit në kufirin greko-turk.
Nuk dihen ende shkaqet e të shtënave me armë nga ushtarët turq. Kujtojmë që prej disa muajsh raportet greko-turke janë të tensionuara, pasi Ankaraja nisi kërkimet për naftë në detin Egje, duke shkelur herë pas here edhe ujërat territoriale greke.




