Bashkimi Evropian (BE) bëri thirrje që Rusia të përmbushë kërkesën e Gjykatës Evropiane për të Drejtat e Njeriut (GJEDNJ) për lirimin e opozitarit rus Alexei Navalny, transmeton Anadolu Agency (AA).
Përfaqësuesi i Lartë i Bashkimit Evropian (BE) për Punë të Jashtme dhe Politika të Sigurisë, Josep Borrell, në një postim nga llogaria e tij në median sociale rikujtoi kërkesën që GJEDNJ bëri dje rreth Navalny-t.
“Presim nga Rusia, e cila është një prej palëve të Konventës Evropiane për të Drejtat e Njeriut, të përmbushë angazhimet ndërkombëtare”, tha Borrell, duke kërkuar që Navalny të lirohet sa më parë.
Në një deklaratë të bërë dje nga GJEDNJ, ishte theksuar se Rusia nuk ka siguruar mbrojtjen e mjaftueshme për jetën dhe shëndetin e Navalny-t dhe se opozitari rus duhet të lirohet.
Me 22 gusht 2020, Navalny u dërgua në Berlin me pretendimin për helmim dhe u burgos pasi u arrestua më 17 janar në aeroportin e Moskës, kur hyri në vend pas trajtimit.
Gjykata ruse dënimin e pezulluar me 3,5 vite burg me të cilin Navalny ishte dënuar si rezultat i një çështjeje për korrupsion në të kaluarën, e ktheu në një dënim me burg normal me arsyetimin se nuk ka zbatuar kushtet e kontrollit gjyqësor.
Duke e zbritur periudhën 10-mujore që ka kaluar më parë në arrest shtëpiak, gjykata vendosi që Navalny të kalojë në burg pjesën tjetër të mbetur të dënimit.