
Shteti lëshoi emetimin e 19-të të fletë obligacioneve për denacionalizim në shumën totale prej 11,5 milionë euro, i cili do të kompensojë të gjithë me vendimet përfundimtare për denacionalizim nga 1.1.2019 deri më 31.12.2019, ku kompensimi përcaktohet të bëhet përmes fletë obligacioneve.
Siç kumtoi Ministria e Financave, fondet e alokuara përmes fletë obligacioneve do të paguhen nga shteti në dhjetë këste vjetore me një normë interesi shtesë prej dy për qind në vit.
“Republika e Maqedonisë Veriore në çdo kohë mund të shlyejë fletë obligacionet për denacionalizim para afatit të mbërritjes së tyre në përputhje me kushtet, mënyrën dhe procedurën e përcaktuar nga Qeveria e Republikës së Maqedonisë Veriore”, thuhet në kumtesë.
Tregtimi me fletë obligacionet për denacionalizim do të kryhet në Bursën e Maqedonisë SHA Shkup, me ndërmjetësimin e shtëpive të brokerimit dhe bankave – anëtare të Bursës së Maqedonisë.
Para afatit të dorëzimit të tyre, qytetarët mund të përdorin fletë obligacionetpër denacionalizim për pagesën e banesave në pronësi shoqërore.



