Sami Lushtaku : vetëm shpirtligët i gëzohen burgosjes së heronjve

Kryetari i Degës së PDK-së në Skenderaj, Sami Lushtaku, ka pasur një porosi për ata, që sipas tij, po i gëzohen burgosjes së ish-udhëheqësve të UÇK-së.

Gjatë një tubimi të PDK-së në Skenderaj ku ka marrë pjesë edhe kryetari në detyrë i PDK-së, Enver Hoxhaj, Lushtaku ka thënë se janë disa liderë politikë që janë gëzuar arrestimit të ish-udhëheqsve të UÇK-së nga Gjykata Speciale.

Ai ka pasur një porosi për këta liderë, duke thënë se liderë të tillë nuk kanë vend dhe as vota në Drenicë.