Manchester Unitedi po planifikon të largoj së paku tre lojtarë në ditën e fundit të afatit kalimtar.
Sipas mediave angleze, trajneri Ole Gunnar Solskjaer, u ka bërë të ditur drejtuesve të klubit se nuk llogarit në shërbimet e Phil Jonesit, Marcos Rojo dhe Sergio Romeros.
Madje, trajneri norvegjez ka njoftuar lojtarët se mund të gjejnë skuadër të re.
Klubi anglez është në negociata me disa skuadra por nuk ka arritur ende një marrëveshje.