Midis mundësve të rinj sumo që ngrenë pesha në ring shquhet 10 vjeçari Kyuta Kumagai, nga Japonia.
Ai është 85 kilogram dhe është dy herë më i madh se moshatarët e tij. Kyuta është në gjendje të mundë djem 5 ose 6 vjet më të mëdhenj se ai .
Vitin e kaluar u kurorëzua kampion bote nën moshën 10 vjeçare duke mundurkonkurrentët e tjerë nga Mbretëria e Bashkuar dhe Ukraina.
Ai stërvitet gjashtë ditë në javë në klubin lokal sumo ose duke ngritur pesha. Ai gjithashtu noton dhe praktikon vrapimin për të rritur qëndrueshmërinë dhe shpejtësinë e nevojshme për mundjen sumo.
“Unë nuk i mësova asgjë, ai mund të bënte gjëra të ndryshme që i vinin natyrshëm,” tha babai i tij Taisuke, ish-sumo.
“Ekziston një talent për të qenë sumo dhe ai e ka atë talent. Ai fitoi turneun. Mendova se ai mund të ketë diçka të veçantë .“
Motivimet e Kyuta-s janë të thjeshta .
Ai thotë:” Është kënaqësi që të mund njerëz më të mëdhenj se unë dhe jam duke bërë çdo gjë për këtë .”
Çelësi i suksesit të çdo sumoje është dieta e tyre.
Në një ditë mesatare, Kyuta konsumon 2700 deri 4000 kalori, përfshirë 1 litër qumësht dhe sasi të bollshme të proteinave.
Trajneri i tij aktual, Shinichi Taira mendon se Kyuta ka atë që duhet.
“Për momentin ai ka talent të madh,” tha ai.
Kyuta dëshiron të arrijë nivelin e ‘yokozuna‘ renditja më e lartë në këtë sport.