Policia e Kosovës, ka arrestuar disa aktivistë të Parisë Socialdemokrate, të cilët kishin organizuar një aksion simbolik para Policisë, raporton Ekonomia Online.
Në mesin e të arrestuarave është edhe kreu i kësaj partie, Dardan Molliqaj.
Qëllimi i këtij aksioni të PSD-së, ishte kundërshtimi i vendimit për t’i dënaur qytetarët për mos respektim të masave anti-Covid, ndërsa që partive politike po ju lejohet mbajtja e takimeve para fushatës duke mos respektuar masat.
Nol Nushi nga PSD-ja tha që nuk jemi kundër tubimeve, por kundër dënimeve që qytetarët po i marrin e jo partitë politike
“Pas banerave të vendosur me moton “Për partitë tubime për qytetarët dënime” menjëherë intervenuan Policia e Kosovës me arrestime”, tha ai.