MaqedoniTopLajm

Buçkovski niset për në Sofje, kërkohet zgjidhje e kontestit

I dërguari special i Qeverisë së Maqedonisë së Veriut për Bullgarinë, Vllado Buçkovski sot arrin për vizitë në Sofje, njoftojn mediat bullgare.
Për arritjen e sotme të Buçkovskit në Sofje ende nuk ka vërtetim zyrtar nga Ministria e Punëve të Jashtme, e cila sërish gjatë fundjavës kumtoi se ministri i Punëve të Jashtme Bujar Osmani javën e kaluar ka realizuar komunikim me shefen e diplomacisë bullgare Ekaterina Zaharieva dhe është dakorduar që në ditët në vijim të këmbehen propozime nga të dyja anët e Planit aksionar.

MPJ theksoi se detyra e përfaqësuesit special Buçkovski është rregullisht të udhëtojë për në Bullgari me qëllim të ndjekjes së Planit aksionar dhe nxitjes së bashkëpunimit të ministrive të linjës.
“Në këtë drejtim është pritur që në periudhën në vijim të realizojë udhëtime të shpeshta në relacionin Shkup-Sofje, shtojnë nga Ministria e Punëve të Jashtme në kumtesë, e cila ishte publikuar gjatë fundjavës.
Sipas mediave bullgare vizita e Buçkovskit në Sofje do të zgjasë disa ditë. Buçkovski ishte për vizitë në Sofje në fillim të dhjetorit. Atëherë ai mbajti takim me Zaharievën, kryeministrin Bojko Borisov dhe me ministrin e Mbrojtjes Krasimir Karakaçanov.

Related Articles

Back to top button
Close
Close