
Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, ka firmosur disa marrëveshje me presidentin turk, Rexhep Tajip Erdogan, derisa po ndodhet në një vizitë dy-ditore në Turqi, njofton Insajderi.
Rama në këtë vizitë po shoqërohet nga ministri Punëve të Brendshme Bledi, Çuçi, ajo e transporteve dhe infrastrukturës Belinda Balluku, ministria e arsimit Evis Kushi, zëvendës ministri punëve të jashtme Gent Tare, si dhe drejtori policisë së shtetit, Ardi Veliu.
Presidenti turk Erdogan tha se Shqipëria dhe Turqia janë dy vende mike, dhe shqiptarët janë “vëllezërit tanë” siç u shpreh ai.
“Në takimet tona me Ramën përveç çështjeve bilaterale diskutuam dhe çështjet e tjera rajonale, kulturore e shumë të tjera. Shqipëria sapo ka përfunduar presidencën e OSBE me sukses. Shqipëria përjetoi dy tërmete të mëdha, dhe pas çdo tërmeti vrapuam në ndihmë të tyre, me ekipet e shpëtimit dhe mjete të tjera. Vendosëm të ndërtojmë 540 njësi banimi. Shpresojmë që të përfundojë ndërtimi në gusht 2021, besoj që do jetë simbol i fatit të ri mes dy vendeve”.
“Ne folëm dhe për marrëdhëniet ekonomike, jemi investitori më i madh i huaj në Shqipëri, më shumë se 600 kompani turke sigurojnë punësim për 15 mijë vëllezër shqiptar dhe ne planifikojmë që të rrisim më tej investimet tona”, ka thënë tutje Erdogan. /Insajderi.com














