MaqedoniTopLajm

Senakos, raportohet sulm fizik ndaj një banori të Gjurgjevishtit

Dje (3-janar) rreth orës 15:50, në SPB Tetovë, është raportua se R.I. (24) nga Gjurgjevishti i Gostivarit, përpara një auto-lavazhi në fshatin Senakos, ka qenë i sulmuar fizikishtë nga personi A.A. (23) nga ky fshat i Gostivarit, i cili gjithashtu kishte përdorë një mjet të mprehtë me të cilin e ka goditur dhe i ka shkaktuar plagë në anën e majtë të shpinës, gjithashtu gjatë sulmit janë kyçur edhe vëllai dhe xhaxhai i sulmuesit M.A. (21) dhe B.A. (41), të cilët gjithashtu kanë përdorë sende të forta gjatë sulmit.

Të tre personat e raportuar janë privuar nga liria dhe mbajtë në Stacionin Policor Gostivar për pastrimin dhe dokumentimin e çështjes. Inspektimin në vendin e ngjarjes e ka kryer ekipi nga DPB Gostivar.

Related Articles

Back to top button
Close
Close