Lideri i Lëvizjes Besa, Bilall Kasami ka ngritur lartë figurën e kongresmenit shqiptaroamerikan Eliot Engel.
Kasami përmes profilit të tij në FB ka shënuar z.Eliot Engel ishit dhe do të jeni zëri i kauzës tonë kombëtare jo vetëm në Shtetet e Bashkuara të Amerikës por edhe në botë.
Postimi i plotë i Bilall Kasamit.
Pas shumë vitesh angazhim, ka përfunduar shërbimin në Kongresin Amerikan z.Eliot Engel, mik i popullit shqiptar!
z.Eliot Engel ishit dhe do të jeni zëri i kauzës tonë kombëtare jo vetëm në Shtetet e Bashkuara të Amerikës por edhe në botë. Rrugëtimi ynë ka qënë i sigurt me ju dhe ne ju jemi mirënjohës për punën dhe përkrahjen e vazhdueshme që kemi pasur nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës.
Pafundësisht mirënjohës!