Nuk ka zgjedhje të parakohshme dhe nuk do të ketë zhvatje të pabazë të dorëheqjes së Qeverisë. Nuk ka as nevojë, as logjikë për dorëheqje. Procedura e tillë do të ishte tradhti e të gjithëve që dhanë mbështetje për agjendën evropiane të vendit. Qeveria është stabile, e mbështetur nga shumica stabile në Parlament, thotë kryeministri Zoran Zaev në intervistë për MIA-n.
Zaev duke folur për mundësinë për zgjedhje të parakohshme parlamentare, të cilat i kërkon opozita, pas vetos bullgare, por edhe për punën e Parlamentit në këtë situatë, si dhe pushteti e opozita dalin me pohime se e rrisin numrin e deputetëve, theksoi se ka filluar procesi i evropianizimit të vendit dhe zbatimi i agjendës reformuese deri te anëtarësimi përfundimtar në BE. Shton se ky është qëllim strategjik i Qeverisë, i miratuar nga shumica e qytetarëve në zgjedhjet e fundit.