Shpat Kasapi i angazhuar kohë më parë si këshilltar për kulturë dhe shoqëri në kabinetin e zëvendëskryeministrit të parë dhe ministër për sistem politik dhe marrëdhënie ndërmjet bashkësive, Artan Grubi sot është shkarkuar nga ky i fundit.
Ky vendim i Grubit është marrë sot në mëngjes pas informacioneve se Kasapi është kapur në flagrancë nga policia me drogë, informon Kanal 5.