Shkurte Gashi mirëpriti në jetë fëmijën e saj të parë, para pak ditësh.
Por këngëtarja e mbajti të fshehtë lajmin që u bë nënë, si edhe shtatzëninë e saj.
Megjithatë burime pranë saj konfirmuan se këngëtarja është bërë nënë.
Ndërsa tani është zbuluar edhe emri i djalit të porsalindur të Shkurte Gashit.
Ajo ka vendosur të pagëzojë të birin me emrin Mal.
Në pamjet e publikuara në rrjetet sociale nga festa në shtëpinë e këngëtares për mikëpritjen e djalit, shihet kudo i shkruar emri i vogëlushit, në tullumbace dhe derën e dhomës.
Ndërkohë këngëtarja ka vendosur të qëndrojë e heshtur, duke e mbajtur në privatësi të plotë jetën e saj personale.
Gjithashtu, Shkurte Gashi ka mbajtur të fshehtë edhe mashkullin që i ka rrëmbyer zemrën, babain e fëmijës së saj.