LajmeMaqedoniTopLajm

Zëvendës ministri Nazim Bushi vizitoi Zherovjanin, inspektoi nga afër rinovimin e stacionit të policisë

Zëvendës ministri i MPB -së Nazim Bushi së bashku me ministrin Oliver Spasovski vizituan sot  Zherovjanin e Komunës së Bogovinës informon Tetovasot.Bushi tha se  inspektuam nga afër rinovimin e stacionit të policisë, ndërtesë kjo e cila ka qenë në gjendje tepër të amortizuar dhe që e njëjta vite me radhë është kthyer në pengesë për kryerjen normale të detyrave dhe aktiviteteve të punonjësve policor.

Sipas tij vlera e rinovimit të objektit në fjalë është mbi 2 milion e gjysmë denarë, ku një pjesë të mirë të këtyre mjeteve, mbi gjysmën prej tyre e kanë siguruar përmes donacioneve vet banorët e Zherovjanit të cilët përzemërsisht dëshiroj t’i falënderoj përcjellë Tetovasot.

Ministria e Brendshme do të vazhdojë të kontribuojë në sigurimin e gjërave materiale, teknike, sociale dhe profesionale me të cilat pjesëtarët e policisë do ta kenë më të lehtë të funksionojnë dhe me këtë tu përgjigjen më shpejtë kërkesave të qytetarëve tha zëvendës ministri Bushi.

Related Articles

Back to top button
Close
Close