Një përplasje mes një ketro dhe një fazani është arritur që të kapet nga aparati fotografik.

Lufta mes kafshës dhe shpendit është kapur nga Louise Phillips, e cila përmes disa fotove tregon të gjithë betejën për fara dhe lajthi.
Ketri u mundua ta mbronte ushqimin që e kishte siguruar nga rrëmbimi prej zogut të madh, shkruan Daily Mail.

Phillips ka thënë se ka qenë ketri ai sulmoi i pari, por më pas reagoi edhe fazani, dhe aty nisi përleshja.

Fotografja shton se ajo kishte lënë lajthitë për ketrat dhe tha se fazani i uritur u afrua dhe kërkoi pjesën e tij, por hasi në rezistencë./tvklan.al


