Nuk do ta kthejmë tekstin në procedurë qeveritare, vlerësojmë se këto ndryshime minimale mund të realizohen përmes intervenimeve me amendamenteve në tekstin e Ligjit në Kuvend, kështu u përgjigj ministri i Drejtësisë, Bojan Mariqiç lidhur me dispozitat kohore mbi Ligjin për Regjistrimin e Popullsisë. “Hapja e serishme e tekstit të Ligjit mund vetëm të çojë në shtyrjen e serishme të regjistrimit, ndërsa vetë opozita kërkonte që regjistrimi të realizohet në vitin 2021. Mundësia më e mirë që regjistrimi të realizohet në vitin 2021 është që kjo të ndodh në pranverë, respektivisht në prill, sepse tashmë e dimë se në tetor do të kemi zgjedhje të rregullta lokale, është e pamundur që regjistrimi të ndodh në vjeshtë”, tha mes tjerash ministri Mariqiç.
Related Articles
Pas votimit për Kosovën në Këshillin e Evropës, do të shohim se cilët janë miqtë e vërtetë të Serbisë
2 Maj, 2024
“Borrell i vendosi masa Kosovës pa një vendim të Këshillit Evropian, ndërsa tash kërkon konsensusin e 27-të vendeve anëtare”
2 Maj, 2024